Historiku

Veneta Biskoteri historinë e saj e fillon në Gusht të vitit 2006. Ajo nis pak kohë pas kthimit të familjes time nga një periudhë e gjatë emigrimi ,në shtetin fqinj të Italisë. Edhe emri Veneta Biskoteri, është një dedikim në shenjë respekti dhe mirënjohje për vitet e mikpritjes që familja kaloi në Itali. ….Plot 12 vjet.
Historia jonë është histori e pasionit për punën, traditën dhe për të renë. Ajo është historia që tregon se si një aktivitet i vogël familjar është sot nje zëdhënës i fuqishëm i Cilësisë dhe Standartit për Biskoterinë jo vetëm në tregun kombëtar.

Ambientet e përshtatura me mjaft profesionalizëm në shërbim të një standarti bashkëkohor tregojnë edhe një herë pasionin dhe dëshiren për të Mirën dhe të Bukurën që përbëjnë motorrin lëvizës së Veneta Biskoteri. Renditja e një teknologjie prodhimi që mishëron traditën me të renë, përbën atë që sot quhet “Çelësi i Suksesit” për VENETA BISKOTERI.

Sistemi i prodhimit garanton rrjedhshmëri dhe siguri të plotë për produktet tona.  Biskoteria me gamën e saj bazohet profesionalisht në cilësinë e lëndëve të para dhe kurimin e detajeve. Çdo recetë përbën një sfidë profesionale për laboratorin e Veneta Biskoteri.. Kujdesi për një ekuilibër midis shijes dhe të ushqyerit ka zhvilluar produkte pa yndyrna shtazore dhe pa konservantë kimik…Çdo kategori e biskoterisë në katalog përmban në të një impenjim serioz dhe mjaft mund per t`u realizuar.

 

I dashur Klient, misioni dhe vizioni ynë tashmë është i konsoliduar. Përkushtimi serioz për zgjedhje produktesh dhe paketime të shëndetshme përbën edhe filozofinë tonë të punës. Ndaj dhe dëshiroj të falenderoj me shumë respekt të gjithë Ju që keni dhënë miratimin Tuaj për produktet tona si edhe të gjithë grupit të bashkëpunëtorëve të mi që keni bërë të mundur këtë realitet të quajtur VENETA BISKOTERI.